Prokurori Arben Kraja deklaroi sot në mbledhjen e Këshillit të Mandateve se është zbatuar e gjithë procedura në lidhje me ish kryeministrin Sali Berisha, i cili akuzohet për korrupsion pasiv për privatizimin e ish kompleksit sportiv, "Partizani".
Ai u shpreh në mbledhje se Berisha vetë ka ankimuiar dy masat e sigurisë ndaj tij, madje ka firmosur.
Sipas Krajës, kërkesa për ashpërsim të masës, ka ardhur për shkak se Berisha nuk u paraqit pranë organeve të drejtësisë,a shtu siç iu kërku më herët. Mes të tjerash ai shtoi se për këtë çështje nuk ka patur asnjë ndikim të jashtëm.
“Ne kemi paraqitur në relacion pak a shumë hapat, por edhe në vendimmarjen që ju dispononi, janë 3 vendime gjykate, që pasqyrojnë në mënyrë të qartë, është zbatuar procedura, është bërë ankim nga avokatët, edhe ankimi nga personi në hetim, ka firmosur vetë ankimin kundër masave të sigurisë, që është shqyrtuar nga Gjykata e Apelit.
Nga pikëpamja formale procedurale. është zbatuar procedura dhe jemi në këtë fazë ku jetmi sot. A jemi ndikaur në vendimmarje? Nuk ka asnjë ndikim të jashtëm. gjykata në fund do vendosë. Çdokus prezumohet i pafajshëm deri sa të kemi një vendim të formës së prerë nga gjykata.
Është ezauruar e gjithë procedura, kanë kaluar 3 raste, edhe sot, 4 raste të refuzimit të hapur për të njohur institucionet e drejtësisë nga personi në hetim, Sali Berisha. Kemi vlerësuar edhe qëndirmin e Apelit, na jep të drejtë në atë që kemi kërkuar. Vendimmarrja është e juaja, ne nuk na pengon që të vazhdojmë hetimin”, deklaroi prokurori Kraja.