Aktualitet

Ekzekutimi në burgun e Peqinit, Sokol Mjacaj:  Nuk do kryeja vrasje, por mora vesh për izolimin 41 bis dhe …

Shkruar nga Liberale
Ekzekutimi në burgun e Peqinit, Sokol Mjacaj:  Nuk do kryeja vrasje,

Detaje te reja janë zbardhur nga hetimet për vrasjen e kryer brenda burgut të Peqinit dy ditë më parë.

Burime për mediet bëjnë me dije se ndër te tjera Sokol Mjacaj, ka deklaruar se po të mos e kishte marrë vesh se do të futej në regjimin 41 bis, nuk do ta kryente vrasjen, atë ditë.

Për regjimin 41 bis, ai ka deklaruar se i kanë thënë të burgosurit e tjerë duke iu drejtuar “qenke i rrezikshëm ti Sokol, se do të fusin në izolim”.

Mjacaj ka qëlluar 5 herë me pistoletën me mulli. Plumbat, Arben Lleshin e kanë kapur në pjesën e qafës dhe të gjoksit.

Ndërkohë i plagosuri ka marrë një plumb në pjesën e barkut, ku plumbi ka hyrë dhe ka dalë, por sipas mjekëve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pasi ka vrarë Arben Lleshin, disa të burgosur te tjerë, miq të viktimës dhe të plagosurit, kanë ndjekur Sokol Mjacajn duke tentuar ta ndalojnë. Ai nuk ka pasur më fishekë dhe për të krijuar përshtypjen se kishte fishekë në armën e tij, është mbyllur tek dhoma e takimeve.

“Ju thashë, po erdhët këtu unë do t’ju vras, por realisht unë nuk kisha më fishekë në pistoletë”, deklaroi ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH