Spanja regjistroi një rritje prej 605 viktimash në numrin e vdekjeve të saj të përditshme, sipas buletinit të së premtes.
Kjo shifër vazhdon trendin në ulje, si edhe në ditët më parë. Shkalla e rritjes së vdekshmërisë ka rënë në 4% poshtë, nga 20% dy javë më parë.
Numri i njerëzve që kanë vdekur nga sëmundja u rrit në 15,843 në total të premten. Ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit u rrit në 157,022 sipas të dhënave të publikuara sot. /Gazeta Liberale