Një 44-vjecar me inicialet A. K është gjetur i vetëvarur në banjë nga familjarët e tij, në fshatin Mursi të Sarandës.
Ngjarja ka ndodhur sot për arsye ende të panjohura, ndërsa policia thotë se ky person me origjinë nga Prrenjasi jetonte prej 4 vitesh në Mursi.
Ai ishte martuar për herë të dytë dhe punonte në një firmë mermerësh, ndërsa kishte një fëmijë nga martesa e parë. /Gazeta Liberale