Aktualitet

3,195 fëmijë palestinezë të vrarë në Gaza, Gjykata e Hagës heton krimet e luftës

Shkruar nga Liberale
3,195 fëmijë palestinezë të vrarë në Gaza, Gjykata

Mbi 8,000 palestinezë janë vrarë tani në Rripin e Gazës, pas nisjes së konfliktit ushtarak Izrael- Hamas. Sipas Save the Children, numri i fëmijëve që kanë vdekur që nga 7 tetori është i barabartë me 3,195 dhe më i lartë se numri total i fëmijëve të vrarë çdo vit në konflikte në mbarë botën që nga viti 2019.

Në këtë kontekst, Joe Biden i përsëriti Benjamin Netanyahut se "Izraeli ka çdo të drejtë dhe përgjegjësi për të mbrojtur qytetarët e tij nga terrorizmi", por gjithashtu paralajmëroi se "ai duhet ta bëjë këtë në përputhje me ligjet ndërkombëtare humanitare që i japin përparësi mbrojtjes së civilëve".

Ndërkohë, bastisjet izraelite u raportuan edhe në qytetet Jenin, Nablus dhe Qalqilya, në Bregun Perëndimor të pushtuar. Jo vetëm kaq: Tel Avivi goditi objektivat në Siri dhe Liban, në përgjigje të lëshimeve nga ato zona drejt Izraelit.

Prokurori i ICC-së, Karim Khan tha se hetimet mbi krimet e dyshuara të luftës në Izrael, Gaza dhe Bregun Perëndimor ishin në vazhdim . Magjistrati shtoi: “Nuk duhet të ketë asnjë pengesë për ofrimin e ndihmës humanitare për civilët”./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH