Aktualitet

30 italianë i bashkohen PS. Rama: Do merrni pasaporta shqiptare

Shkruar nga Liberale

Në qytetin e Vlorës kanë zgjedhur të jetojnë shumë shtetas italianë, një pjesë e të cilëve këtë të enjte u bashkuan me Partinë Socialiste. Shtetasit italianë, janë takuar me kryeministrin Rama i cili foli për pajisjen e tyre me pasaporta shqiptare dhe pse jo në të ardhmen të përfaqësohen në Parlament.

 “Madje arritëm edhe te kjo, se më parë ishin vetëm shqiptarët që donin të anëtarësoheshin në parti në Itali e Greqi, jam i sigurt që do ketë nga ata që do arrijnë deri edhe në parlament një ditë, por kjo nuk i heq asgjë faktit që ju nuk e keni të drejtën e votës, ende nuk e keni se jam i sigurt që për ata që do qëndrojnë këtu më gjatë, do vijë edhe koha që do marrin shtetësinë, normalisht, e për të tjerë që vijnë jam shumë dakord me ju se në fillim nuk u quajtën vizionarë por të çmendur por midis tyre ka një lidhje deri sa më pas rrugët ndahen ose bashkëndahen duke qenë në një sintezë të plotë mes tyre”, tha Rama.

Një qytetar italian u shpreh se është muzikant dhe kishte vendosur që ditët e fundit të jetës t’i kalojë në Vlorë. Ai shprehu dëshirën që Vlora e Shqipëria të zhvillojnë edhe turizmin dimëror.

“Unë jam një muzikant, kam vendosur që të kaloj vitet e fundit të jetës sime në Vlorë. Kam qenë në Europë me turne të ndryshme, në Azi, Bangkok, në Afrikë etj. Vërtetë që Shqipëria është një vend i bukur, ku mund të kalosh shumë mirë dhe ne duam që të ketë sa më shumë turistë në vendin tuaj, edhe në dimër e stinë të tjera këtu në Vlorë, jo vetëm në verë”, tha qytetari italian.

.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH