Aktualitet

"Zgjedhorja"/ Soreca: Me marrëveshjen e sotme, Shqipëria më afër BE

Shkruar nga Liberale
"Zgjedhorja"/ Soreca: Me marrëveshjen e sotme, Shqipëria

Ambasadori i BE, Luigi Soreca deklaroi për mediat pas arritjes së konsensusit të arritur për reformën Zgjedhore se kja marrëveshje ka ardhur si rrjedhojë e një procesi gjithëpërfshirës.

Sipas tij, me këtë marrëveshje, Shqipëria është më afër bashkimit Evropain, pasi ajo është edhe një nga kushtet për integrimin në BE.

"Ne e kemi mirëpritur këtë marrëveshje dhe ka ardhur si rrjedhojë e një procesi gjithëpërfshirës. Të mërkurën kemi pasur një marrëveshje të mirë, pas diskutimeve të mira, por e dini që opozita e bashkuar që ka kërkuarrishikime të tjera si administrata zgjedhore, gjë që është në përputhje me proceset e ODHIR dhe ne e mbështesim. Ishte pikërisht mazhoranca e pranoi dhe tani kjo është marrëveshja që kemi pranuar. Në emër të BE dua të them që Shqipëria është më afër BE me këtë marrëveshje, sepse një nga kushtet e integrimit do të përmbushet së shpejti. Kjo vjen në momentin e duhur sepse javën që vjen BE do të përcaktojë edhe kuadrin mbi të cilin do të vazhdojë procesi i integrimit", tha Soreca./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH