Aktualitet

Zbulohet një varrezë antike në Apoloni

Shkruar nga Liberale
Zbulohet një varrezë antike në Apoloni

Punimet për ndërtimin e një rrugë turistike që lidh Bypass-in e Fierit me Apoloninë ka zbuluar një varrezë që besohet se i përket një qyteti antik.

Poshtë saj është gjetur edhe një furrë për prodhimin e qeramikës ndërsa mendohet se i përket shekullit të tretë të erës sonë.

“Konkretisht objektet janë të lëvizshme, kudo që gërmohej në Apoloni, janë varre të thjeshta, nuk janë varre monumentale të ndërtuara me gurë sepse ka dhe të tillë, por këto janë objekte të lëvizshme. Objektet që janë dhuruar atje, shkojnë në fondet e muzeut, ndërsa për këtë furrë mendohet që do hiqet pjesë pjesë dhe të montohet në një zonë të ekspozueshme brenda territorit të qytetit”, thotë një nga arkeologët.

Sipas arkeologëve ky zbulim do të ndihmojë që të mësohet më shumë për jetën në Apoloni jashtë mureve të qytetit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH