Aktualitet

Zbret në 30 lekë kg, fermeri shqiptar shpall ‘falimentin’ me domaten, zv.ministri: Ndikoi klima dhe ngaqë Europa preferoi atë turke dhe greke

Shkruar nga Liberale
Zbret në 30 lekë kg, fermeri shqiptar shpall ‘falimentin’

Me arsyetimin e BE nuk i pranoi domatet shqiptare, të cilat ishin jashtë standardit të saj, fermerët një kilogram domate po e shesin te grosistët nga 30-60 lekë, çmim ky jo i mirë për stinën e pranverës dhe thuajse nën kostot. Kështu, me ardhjen e verës fermeri vështirë se mund të mbulojë kostot.

Zëvendës ministri i Bujqësisë, Arjan Jaupllari, thotë se arsyeja se përse prodhimi i fermerëve po kushton kaq në këtë sezon, është klima. Autoritetet nuk kanë një përgjigje nëse kjo i ndodh vetëm fermerit shqiptar, apo është fenomen që ndodh kudo.

Shtimi i reshjeve dhe ulja e temperaturave në Shqipëri nuk e ka favorizuar fermerin tonë, thekson ai. Vendet e rajonit dhe ato të Europës, domaten shqiptare e kanë zëvendësuar me atë turke dhe greke, pasi këto dy shtete jo vetëm që garantojnë sasinë, por kësaj here edhe hershmërinë e produktit.

Por, për shkak të kohës dhe një pjesë e këtyre produkteve po prodhohen edhe në vende të tjera, ç’ka do të thotë që nuk shkon vetëm domatja shqiptare, por shiten edhe domatet e vendeve të tjera edhe çmimi është ulur. Por cili çmim është ulur?! Është ulur çmimi për ata fermerë te cilët nuk e kanë kontrata me grositët që nga blerja e fidanit, përdorja e pesticideve e deri në fund ora shitja. Pra fermerët që janë bashkuar në shitje e shesin sot 1kg domate 40-60 Lekë, ndërsa ata që nuk janë pjesë e këtij zinxhiri po e shesin edhe me 30 L/kg. Shpresojmë që cilësia të jetë një nga pjesët e tregut për ta shitur atë. Cilësia e mirë na garanton eksportin”, i tha Top Channel zëvendës ministri i Bujqësisë, Arjan Jaupllari.

Bujku vendas duke parë që një vit më parë kërkesat për domaten shqiptare ishim tepër të larta, kësaj here ata mbolli më tepër me shpresën se tregu do të ishte i sigurt. Por kësaj here autoritetet thonë se ishte pranvera e vonuar ajo që ndaloi shitjen e domates. Kështu ka ndodhur me preshin dhe qepën një sezon më parë, me pataten dy sezone të tjera e kështu me radhë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH