Aktualitet

Vrau ish-të dashurin e shoqes, Gjykata merr vendimin për Bledar Toçin

Shkruar nga Liberale
Vrau ish-të dashurin e shoqes, Gjykata merr vendimin për Bledar

Gjykata e Kavajës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, për shefin e sigurisë së Burgut të Durrësit, Bledar Toçi, i akuzuar për vrasjen me dashje të Dritan Haxhollit.

Po ashtu më herët gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg”  edhe për vëllain e tij Bernard Toçin, i arrestuar nga policia pasi në banesën e tij u gjet lëndë narkotike.

Në kërkesën e Prokurorisë për vleftësimin e arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit, shpjegohet se Marsida Qatja i kërkoi ndihmë mikut të saj, Bledar Toçi, që të ndërhynte për t’i zgjidhur një problem që kishte me ish-të dashurin e saj, Dritan Haxholli.

Toçi i ka premtuar asaj se do ta ndihmonte dhe e kanë lënë të takohen në shtëpinë e 30- vjeçares ku më pas ndodhi ngjarja e rëndë. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH