Disa njerëz kanë aftësinë të tërheqin vëmendjen e të gjithëve, pa bërë asgjë të pazakontë. Thjesht kanë një energji ndryshe, që i bën të duken të veçantë kudo që ndodhen. Sipas astrologjisë, disa shenja të horoskopit janë të lindura me këtë aftësi. Më poshtë po ju tregojmë tri prej tyre:
Luani
Si shenjë zjarri, Luani është gjithmonë në qendër të vëmendjes. Mund të jetë në klub duke kërcyer ose duke ecur në rrugë, por gjithmonë tërheq sytë e të tjerëve. Luani është i sigurt në vete, simpatik dhe shpesh një udhëheqës i lindur. Sharmi i tij është më i fortë kur nuk përpiqet fare të duket i tillë.
Peshorja
E sunduar nga planeti i dashurisë, Afërdita, Peshorja është një biseduese e lindur. Ajo di si të mbajë gjallë çdo bisedë dhe ka gjithmonë diçka interesante për të thënë. Energjia e saj pozitive dhe mënyra si komunikon i bën të gjithë të ndihen mirë në praninë e saj.
Akrepi
Akrepi ka një lloj sharmi misterioz. Nuk ka nevojë të flasë shumë për të tërhequr vëmendjen, pamja dhe qëndrimi i tij flasin vetë. Por pas kësaj pamjeje të fortë fshihet një humor i mprehtë dhe një personalitet karizmatik që të bën ta duash edhe më shumë.