Çifti i njohur i estradës, Adri dhe Iliriana, kanë marrë vëmendjen e rrjeteve sociale me projektin e tyre më të ri “Ia dolëm”, i cili brenda pak ditësh është bërë viral, sidomos në TikTok.
Kënga ka prekur shumë njerëz falë mesazhit të ndjeshëm për sfidat që kalojnë çiftet gjatë ndërtimit të një historie dashurie.
Por krahas suksesit muzikor, një detaj tjetër ka ngjallur shumë diskutime – fundi i videoklipit ku Adri bën një dedikim të veçantë për Ilirianën, ka bërë fansat të mendojnë se ajo mund të jetë në pritje.
Megjithatë, burime pranë çiftit kanë konfirmuar se këto thashetheme nuk janë të vërteta – Iliriana nuk është shtatzënë për momentin.
Ndërkohë, Adri dhe Iliriana nuk ndalen! Pas këtij projekti, ata kanë paralajmëruar një këngë të re në bashkëpunim me Gimi O, që pritet të jetë hiti i dasmave të verës 2025.