Kronikë

Aksident me pasojë vdekjen në Tiranë, arrestohet 15-vjeçari

Shkruar nga Liberale

Aksident me pasojë vdekjen në Tiranë, arrestohet

Një 15-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ditën e sotme ka përplasur për vdekje një 82-vjeçar në zonën e Yshrekut.

Policia thotë se 15-vjeçari po ngiste makinën e familjarëve të tij, kur përplasi për vdekje të moshuarin që po lëvizte me biçikletë.

"Specialistët e qarkullimit rrugor bënë arrestimin e shtetasit të mitur 15 vjeç, pasi në Yrshek, ditën e sotme, rreth orës 14:40, dyshohet se duke drejtuar një automjet të familjarëve të tij, ka aksidentuar shtetasin S. V., 82 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë 82-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital", tha policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Meritokracia në Shqipëri, sa është duke e inkurajuar qeveria një të tillë?

  • 1. Shumë!
  • 2. Pak!
  • 3. Aspak!
SHQIPENGLISH