Aktualitet

Tirana Pride 2025/ Komuniteti LGBTI+ marshon për të drejtat dhe barazi këtë të shtunë

Shkruar nga Liberale.al
Tirana Pride 2025/ Komuniteti LGBTI+ marshon për të drejtat dhe barazi

Këtë të shtunë, më 24 maj, komuniteti LGBTI+ në Shqipëri do të organizojë marshimin vjetor “Tirana Pride” në kryeqytet. Nën moton “Krah për Krah”, parada do të nisë nga instalacioni “Reja”, do të kalojë në zonën e Bllokut dhe do të përfundojë përpara Kryeministrisë.

Organizatorët thonë se ky marshim është më shumë se një festë. Ai është një thirrje për barazi, dinjitet dhe të drejta të barabarta për të gjithë, pavarësisht orientimit seksual apo identitetit gjinor.

“Në një kohë kur përballemi me urrejtje, ndarje dhe diskriminim, ne zgjedhim të qëndrojmë së bashku. Besojmë se e ardhmja u përket atyre që guxojnë të kërkojnë të drejtat e tyre pa bërë kompromis”, thuhet në njoftim.

“Solidariteti na bën më të fortë. Dashuria ndërton ura. Së bashku ngrihemi, rezistojmë dhe ecim drejt një të ardhmeje pa frikë”, thuhet në thirrjen drejtuar publikut.

 

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH