Sport

Euro U-17, Shqipëria nis me humbje ndaj Portugalisë

Shkruar nga Liberale

Euro U-17, Shqipëria nis me humbje ndaj Portugalisë

Kombëtarja U-17 e ka nisur me humbje rrugëtimin në Europianin për 17-vjeçarë, event që mbahet Shqipëri.

Kuqezinjtë u mposhtën në stadiumin “Arena Kombëtare” nga Portugalia, me rezultatin e thellë 0-4. Luzitanët ishin dominues gjatë gjithë takimit dhe u shpërblyen me 4 gola të shënuar.


Quintas zhbllokoi takimin në minutën e 36-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Në fraksionin e dytë, portugezët shënuan edhe tre herë të tjera me Mide, Cabral dhe Soares, për të vulosur shifrat në 0-4.

Shqipëria është pjesë e grupit A, ku përveç Portugalisë, bëjnë pjesë edhe Franca me Gjermaninë.

Euro U-17 mbahet në Shqipëri dhe organizohet nga FSHF-ja në katër stadiume: “Arena Kombëtare”, “Elbasan Arena”, “Egnatia Arena” dhe “Niko Dovana”.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH