Aktualitet

Vjet qëlloi me dy plumba hajdutin, sot politikane në Brazil (VIDEO)

Shkruar nga Liberale

Një nënë e guximshme, e cila një vit më parë u konsiderua heroinë pasi shpëtoi nga tmerri disa nxënës dhe prindër afër një shkolle, ka zgjedhur të bëhet politikane në Brazil.

Vjet, para shkollës, një hajdut 21-vjeçar nxorri armën duke terrorizuar prindërit dhe nxënësit. Ai u kërkonte atyre gjërat me vlerë. Mirëpo 42-vjeçarja ishte një police, atë moment jashtë detyre, por armën e punës e kishte në çantë. Në momentin që hajduti i drejton njërit prind pistoletën, ajo e nxjerr armën nga çanta dhe e qëllon atë në gjoks. Më pas e bllokoi hajdutin që të mos lëvizte derisa të vinte policia dhe ambulanca, por ai vdiq në spital brenda asaj dite.

Videoja ku oficerja mbërthen 21-vjeçarin u bë virale dhe ajo mori nderime nga guvernatori i zonës.

Tashmë, një vit më pas, nëna e dy fëmijëve, vendosi të bëhet politikane e të kandidojë në zgjedhje duke përdorur moton “Unë nuk kam frikë ta luftoj krimin”.

Pavarësisht kundërshtimeve të opozitës për përdorimin e vrasjes si material fushate zgjedhore, Katia da Silva Sastre mori votën e popullit dhe sot është politikane.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH