Sociale

Falja e Kurban Bajramit në Tiranë më 6 qershor/ Ja programi i plotë i ceremonisë

Shkruar nga Liberale.al

Falja e Kurban Bajramit në Tiranë më 6 qershor/ Ja programi i

Këtë të premte, më 6 qershor 2025, besimtarët myslimanë në Shqipëri do të kremtojnë Festen e Kurban Bajramit. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH) ka njoftuar se falja e Bajramit në Tiranë do të organizohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve.

Ceremonia e mëngjesit do të nisë që herët, që nga ora 05:45, dhe falja do të kryesohet nga vetë kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu, në orën 06:15. Më pas, hutbeja e Bajramit do të mbahet nga imami i xhamisë së njohur “Et’hem Bej”, z. Elton Karaj.

Programi i plotë i ceremonisë:

05:45 – Hapja e programit, z. Ejup Lila

05:50 – Lexim Kurani, Hafiz Enes Hyka

05:55 – Përshëndetja e kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu

06:05 – Ligjëratë nga nënkryetari, z. Taulant Bica

06:15 – Falja e Bajramit, prin H. Bujar Spahiu

06:20 – Hutbeja e Bajramit, z. Elton Karaj

Pas faljes, pritjet tradicionale do të zhvillohen në selinë e KMSH-së nga ora 09:00 deri në 12:00, ku besimtarët do të kenë mundësi të përshëndeten me drejtuesit fetarë dhe të urojnë njëri-tjetrin.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë uron të gjithë shqiptarët: Gëzuar Kurban Bajramin!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH