Aktualitet

Vrasja e Ermir Dedjas/ Durrës, pranga dy bashkëpunëtorëve, sollën makinën e autorëve (EMRAT)

Shkruar nga Liberale

Vrasja e Ermir Dedjas/ Durrës, pranga dy bashkëpunëtorëve,

Shkon në 5 numri i shtetasve të identifikuar si të përfshirë në vrasjen e 29-vjeçarit, Ermir Dedja.

Policia ka arrestuar dy persona, për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje.

Në pranga janë vënë shtetasit Erion Ndoni dhe Klodian Berisha, ndërkaq, shpallet në kërkim shtetasi Xhuljano Dyrmishi.

Nga hetimet rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kane kontrabanduar në Shqipëri, 2 automjete tip “Seat”, njëri prej të cilëve është shitur dhe më pas është përdorur gjatë vrasjes së Dedjas.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale, të automjetit tjetër tip “Seat”, i cili ishte kontrabanduar me qëllim për t’u përdorur për një ngjarje tjetër kriminale.

Në kuadër të hetimeve, janë shpalluir një 44 vjeçar, si dhe një maroken 46 vjeç, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Të 3 shtetasit e shpallur në kërkim rezultojnë jashtë vendit

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH