Aktualitet

"Arma u shkrep vetë", dëshmon autori që plagosi 15-vjeçarin në piceri: Nuk doja ta lëndoja!

Shkruar nga Liberale
"Arma u shkrep vetë", dëshmon autori që plagosi

Aldi Neziri, 21-vjeçari i arrestuar për plagosjen e një të mituri në një piceri në zonën e Ali Demit, ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve, duke deklaruar se gjithçka ka ndodhur në mënyrë aksidentale.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së dielës, kur një 15-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri në ambientet e një picerie. Sipas dëshmisë së Nezirit, ai ndodhej në një tavolinë së bashku me të miturin kur arma, të cilën kishte me vete, është shkrepur pa dashje.

“Arma u shkrep aksidentalisht. Nuk e kisha për qëllim ta plagosja”, është shprehur i riu para grupit hetimor.

Ndërkaq 15-vjeçari ka deklaruar për policinë se nuk e kujton saktësisht se si ka ndodhur ngjarja, për shkak të gjendjes së tij të rënduar në momentin e incidentit.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa është shpallur në kërkim administratori i picerisë, për të cilin dyshohet se ka pasur dijeni apo rol në ngjarje.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH