Sport

Napoli i ofron rinovimin, ja arsyeja pse Rrahmani e refuzon

Shkruar nga Liberale

Napoli i ofron rinovimin, ja arsyeja pse Rrahmani e refuzon

Amir Rrahmani ishte një titullar i padiskutueshëm te Napoli në sezonin e fundit, që u mbyll me fitimin e titullit kampion.

Mbrojtësi i Kosovës dha një kontribut të rëndësishëm për të kaltrit, duke ofruar siguri maksimale në prapavijë.

Të kënaqur me paraqitjet e tij, kampionët e Italisë i kanë ofruar rinovimin Rrahmanit, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2027.

Megjithatë, sipas raportimeve nga mediat pranë klubit, për mbrojtësi ka interes të lartë nga Arabia Saudite dhe Anglia. Në Premier League është Tottenham, që ka treguar interes konkret për shërbimet e “dardanit”.

Anglezët e shohin Rrahmanin si zëvendësuesin ideal të Cristian Romero, i cili pritet të largohet këtë verë

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH