Sport

Thirrje për të gjithë shqiptarët/ Bashkohuni në Shkup për të mbështetur Kombëtaren!

Shkruar nga Liberale.al

 

Thirrje për të gjithë shqiptarët/ Bashkohuni në Shkup

Tifozët shqiptarë nga grupi "Shvercerat" kanë njoftuar një aktivitet të veçantë në Shkup. Siç dihet, për ndeshjen shumë të rëndësishme Shqipëri-Serbi, që do të luhet në Tiranë për kualifikimet e Botërorit 2026, shumë tifozë nuk kanë mundur të sigurojnë bileta. Për këtë arsye, "Shvercerat" kanë vendosur që të gjithë të mblidhen në Sheshin Skënderbeu në Shkup për të ndjekur ndeshjen dhe për të krijuar një atmosferë të zjarrtë, si në stadium.

Ata kanë ftuar të gjithë shqiptarët që ta mbështesin Kombëtaren në këtë mënyrë të veçantë. "Shvercerat" duan të tregojnë se dashuria për Shqipërinë nuk ka kufij dhe se kuqezinjtë nuk janë kurrë vetëm.

Ky aktivitet është i mbështetur edhe nga Komuna e Çairit dhe synon të sjellë më shumë bashkim, flamur dhe krenari shqiptare në zemër të Shkupit.

 

 

 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH