Një mesazh i dhimbshëm mbërrin nga SHBA.
Një e afërme e Orges Alikaj, një 38-vjeçar shqiptar që ndërroi jetë në SHBA pas gjashtë muajsh përballjeje me pasoja të rënda nga një arrest kardiak publikoi mesazhin ku kërkoi ndihmë.
Orgesi, i cili la pas një vajzë 13-vjeçare, luftoi me guxim për jetën e tij. Por më 2 qershor 2025, ai u nda nga jeta, larg familjes e vendit të tij.
Sot, familja e tij përjeton një dhimbje të dyfishtë: humbjen e të birit dhe pamundësinë ekonomike për ta sjellë trupin e tij në Shqipëri.
I ati i Orgesit është i paralizuar, ndërsa e ëma është e sëmurë, dhe ata nuk kanë mundësi të mbulojnë shpenzimet për ta varrosur të birin me dinjitet në tokën shqiptare.
Në mesazhin e të afërmes së Orges Alikaj thuhet se ftojmë të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë në këtë GoFundMe për ta bërë të mundur kthimin e trupit të Orgesit në Shqipëri dhe për t’i dhënë një varrim të denjë pranë të afërmve të tij.
Çdo ndihmë, sado e vogël, bën diferencë.