Showbiz

Aida Doçi bëhet nënë për herë të dytë: “Zemra nuk është ndarë, është zgjeruar”

Shkruar nga Liberale.al

Aida Doçi bëhet nënë për herë të dytë:

Këngëtarja e njohur shqiptare Aida Doçi është bërë nënë për herë të dytë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Naser Qeli, kanë mirëpritur në jetë një vajzë të vogël, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Mjalta.

Lajmin e ka ndarë vetë artistja përmes rrjeteve sociale, ku ka publikuar një rrëfim të ndjerë për ndjesitë si nënë e dy fëmijëve. Ajo ka ndarë emocione të thella për mënyrën si ka ndryshuar jeta e saj dhe raporti me vajzën e madhe, Aina.

Në postimin e saj në InstaStory, Aida shkruan me sinqeritet për ndjesinë e fajit që e ka kapluar, pasi e ndjen se vajzën e parë po e lë paksa në hije. Por njëkohësisht, ajo pranon se kjo nuk vjen nga mungesa e dashurisë, por nga ndryshimi i rolit.

“Zemra ime nuk është ndarë. Zemra ime është zgjeruar.
Unë nuk të dua më pak, bijë. Unë thjesht po mësoj si të të dua ndryshe – tani ti je motra e madhe”, – shkruan mes tjerash këngëtarja, në një dedikim prekës për Ainën.
Aida përfundon postimin me fjalë të buta e plot ndjenjë për të bijën:
“Ti do të jesh gjithmonë bebushi im i parë. Të dua shumë, Aina”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH