Aktualitet

"Perla që duhet të vizitoni këtë verë", Rama ndan pamjet mahnitëse nga kalaja e Himarës

Shkruar nga Liberale
"Perla që duhet të vizitoni këtë verë", Rama

Mëngjesin e sotëm, 5 qershor, kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook-un e tij pamjet nga ajri të Kalasë së Himarës.

“Mirëmëngjes, dhe duke ju ftuar të njiheni e të vizitoni Kalanë e Himarës këtë verë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë, për këtë destinacion që me siguri do ketë fluks vizitorësh vendas e të huaj.

Qyteti i vjetër i Himarës dhe Kalaja janë një monument mjaft i rëndësishëm. Kalaja e Himarës është rreth 3500 vjeçare, e pozicionuar mbi një kodër shkëmbore dhe padyshim një aset unik i vendit tonë.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH