Aktualitet

TRAGJIKE/ Mbytet 16-vjeçari në lagunën e Patokut, në gjendje të rëndë shoku i tij i mitur

Shkruar nga Liberale

TRAGJIKE/ Mbytet 16-vjeçari në  lagunën e Patokut, në

Një ngjarje tragjike raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme në Lagunën e Patokut.  Paraprakisht mësohet se një 16-vjeçar është mbytur teksa u fut në ujë për t'u larë, ndërsa një i mitur tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.

Burimet policore bëjnë me dije se dy të miturit, shokë me njëri-tjetrin tentuan të kalonin përmes një kanali që lidh lagunën e Patokut me detin.

Trupi i pajetë i 16-vjeçarit nuk është gjetur ende. Është kërkuar ndihma e polumbarëve dhe forcave RENEA. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kurbin / Informacion paraprak:

Sot, më datë 24.07.2025, rreth orës 15:00, në lagunën e Patokut, dy 16-vjeçarë kanë hyrë për t’u larë në det, duke kaluar përmes kanalit që lidh lagunën me detin.

Ndërsa ishin duke u larë, njëri prej tyre është nxjerrë nga uji dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa 16-vjeçari tjetër dyshohet se është mbytur dhe trupi i tij nuk është gjetur ende.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe të Policisë Kufitare, si dhe është kërkuar ndërhyrja e palombarëve të Renea-s, për kërkimin dhe gjetjen e trupit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH