Prokuria e Posaçme ka një të penduar drejtësie që rrëfen për korrupsionin e zyrtarëve të lartë. Dhe kjo ka ndodhur në hetimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Një prej të njerëzve më të besuar të Ajola Xoxës ka rrëfyer në këmbim të statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë skemën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
E penduara Adela Kondakçiu besohet se është truri financiar i Ajola Xoxës dhe ka dorëzuar në SPAK çdo të dhënë kundër çiftit.
Ajo është ndërkohë e pandehur por në fund të procesit lehtësohet nga masa e dënimit sipas ligjit.
SPAK ka në duar ndërkohë dëshmitë e 97 personave, dhjetëra kontrata, balance, si dhe biseda të nxjerra nta telefonat e sekuestruar dhe përmes tyre do të provojë akuzat ndaj Veliajt, Xoxës dhe të pandehurve të tjerë.
Theksojmë se Erion Veliaj akuzohet për korrupsion aktiv, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje e sendeve të paligjshme në burg. Për këtë të fundit, është marrë i pandehur edhe efektivi i policisë Fatjon Baci, i cili akuzohet se i dha telefonin Veliajt për të folur me bashkëshorten teksa transportohej nga Durrësi drejt Apelit të Poasçëm për tu njohur me masën e sigurisë. Jo vetëm kaq.
Akuzat për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie iu komunikuan gjithashtu edhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa e cila u paraqit në SPAK e shoqëruar nga avokati. I pandehur, u mor edhe daja i Xoxës.