Aktualitet

Pas urdhërit të Ramës, IKMT kontrolle të imtësishme në gomisteritë e kryeqytetit

Shkruar nga Liberale

Pas urdhërit të Ramës, IKMT kontrolle të imtësishme

Pas urdhërit të dhënë më herët nga kryeminstri Edi Rama, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur aksion inspektimi në gomisteritë e kryeqytetit, në kuadër të lirimit të hapësirave publike dhe mbrojtjes së mjedisit nga ndotja.

“Për një qytet më të pastër dhe më të sigurt! Në kuadër të respektimit të kritereve ligjore për menaxhimin e integruar të mbetjeve, ka nisur aksioni për inspektimin dhe paralajmërimin e subjekteve që gjenerojnë mbetje nga gomat e përdorura.”- thuhet në një njoftim të IKMT-së, të bërë publik sot më 24 korrik, ku sqarohet gjithashtu se fokus i aksionit janë gomisteritë që ushtrojnë aktivitet në zonat urbane të Tiranës, duke zënë hapësira publike, ndotur mjedisin dhe rrezikuar sigurinë e këmbësorëve.

Ndër të tjera, IKMT bën me dije se ka ndërhyrë për largimin e atyre subjekteve që janë kapur në shkelje të ligjit. Sipas kryeministrit, ky aksion synon rikthimin e hapësirave të pastra, të lira dhe të sigurta për të gjithë qytetarët.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH