Aktualitet

Operacion në Vlorë/ Arrestohen tre persona për ndërtim të paligjshëm në zonat bregdetare të Jalës dhe Dhërmiut

Shkruar nga Liberale.al

Operacion në Vlorë/ Arrestohen tre persona për ndërtim

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë finalizuar një operacion kundër ndërtimeve të paligjshme në zonat turistike të Jalës dhe Dhërmiut. Si rezultat i këtij operacioni, janë arrestuar tre persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Personat e arrestuar janë një 41-vjeçar, një 40-vjeçar dhe një 52-vjeçar, i fundit me detyrë inxhinier zbatimi dhe drejtues projekti. Ata dyshohen se kanë lejuar dhe kryer punime ndërtimore pa dokumentacionin ligjor të nevojshëm, me qëllim fitimin personal.

Për të njëjtën vepër penale “Ndërtim i paligjshëm” është shpallur në kërkim edhe shtetasi L. Gj., banues në fshatin Vuno.

Në kuadër të hetimeve janë proceduar penalisht edhe katër punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë, për “Shpërdorim detyre”. Mes tyre është edhe drejtori i IMT-së, 44 vjeçari E. V., dhe tre inspektorë të cilët dyshohet se kanë neglizhuar detyrat e tyre lidhur me kontrollin dhe ndalimin e ndërtimeve pa leje.

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH