Aktualitet

Sot temperaturat deri në 34 gradë Celcius, parashikimi i MOTIT për këtë të mërkurë

Shkruar nga Liberale
Sot temperaturat deri në 34 gradë Celcius, parashikimi i MOTIT

Sipas MeteoAlb, do të vijojnë valët e të nxehtit afrikan ndikimin e tyre në rajonin e Ballkanit duke sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe të nxehtë, ku temperatura më të larta do të ketë në zonat e ulëta, kryesisht në qendër dhe jug të territorit.

Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin ku më të theksuara do të jenë në zonat malore por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rritje duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët e cila do të shënohet në qytetin e Ersekës, deri në 34°C vlera maksimale në qarkun e Elbasanit. 

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor, e për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim i ulët.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH