
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka sjellë sot në vëmendje vargjet e njohura të poezisë së Fan Nolit “Anës Lumenjve” duke thënë se është kushtrim kundër së keqes.
Duke sulmuar qeverinë për situatën pas tërmetit tragjik Vasili shkruan: "Kushtrim kunder te keqes, qe duhet shkulur qe te mos hedhe rrenje dhe te prishe jeten e shqiptareve".
Postimi i Petrit Vasilit:
Kushtrim kunder te keqes, qe duhet shkulur qe te mos hedhe rrenje dhe te prishe jeten e shqiptareve.
Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korrini dhe shtypini,
Katundar’ e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë! /Gazeta Liberale
https://www.facebook.com/petritvasil/videos/449750532625305/?t=0