Kryesore

Video/ Grabitje në mes të kryeqytetit, 3 persona zbrazin argjendarinë

               Publikuar në : 11:15 - 18/01/20 liberale

Policia britanike ka publikaur së fundi videone grabitjes së një argjendarie në mes të kryeqytetit të Britanisë së Madhe. Ngjarja ka ndodhur më 25 tetor të vitit të shkuar në Shepherds Bush në Londër.

Videoja tregon momentin kur një makinë tip “Range Rover” futet nga dera e përparme e një dyqani argjendarie, duke trembur personat që ndodheshin në ambientet e saj.

Nga automjeti dalin 3 persona, që shkatërrojnë raftet dhe marrin prej tyre bizhuteri me vlera. Grabitësit më pas detyrohen të përdorin një derë tjetër për t’u larguar.

Nga tre grabitësit është arrestuar vetëm Ben Wegener, i cili u kap në flagrancë dhe u dënua me 10 vite burg. Dy të dyshuarit e tjerë arritën të shpëtojnë dhe janë akoma në gjendje të lirë./Gazeta Liberale

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back