Aktualitet

Ujë të nxehtë për t'i hequr demonin, babai vret djalin me ekzorcizëm

Shkruar nga Liberale

Një baba në Arizona është akuzuar për vrasjen e djalit të tij 6-vjeçar gjatë një rituali ekzorcizmi. Pablo Martinez, i cili jeton në Tucson, pranoi para hetuesve se i hodhi ujë të nxehtë në fyt nga rubineti i banjës, para se ta mbante nën ujë për 5 deri në 10 minuta. 31-vjeçari tha se djali kishte një reagim anormal gjatë larjes dhe shpresonte që uji i nxehtë ta çlironte nga djalli.

Bashkëshortja e tij Romelia Martinez dhe nëna adoptuese e fëmijës i tha të ndalonte kur dëgjoi zhurmat nga banja. Ajo u përpoq të hynte në banjë, por dera ishte e mbyllur. Më pas Martinez i bërtiti Romelias duke i thënë që duhej ta ndërmerrte këtë veprim.

Gruaja telefonoi policinë ndërsa bashkëshorti po i bënte frymëmarrje artificiale dhe i hidhte ujë të ftohtë fëmijës, por ishte shumë vonë. Djali u gjet i zhveshur në një jastëk dhe nuk merrte frymë kur autoritetet mbërritën në shtëpi. 6-vjeçari u dërgua në spital me 15% djegie në trup kryesisht në kokë, bërryla dhe parakrah.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH