Aktualitet

Trafik droge në Zvicër e Gjermani, 2 shqiptarë drejtonin bandën

Shkruar nga Liberale
Trafik droge në Zvicër e Gjermani, 2 shqiptarë drejtonin

Një hetim i nisur prej vitit 2015 nga prokuroria e Tiranës ka zbuluar një grup të trafikut të drogës në Zvicër e Gjermani, i iniciuar nga autoritetet zvicerane.

Shtatë persona janë arrestuar në bazë të provave të administruara, ndërsa janë identifikuar dhe dy drejtuesit e grupit mes të cilëve një zjarrfikës në kryeqytet, konkretisht Ndriçim Harka dhe Etmond Merja dhe banues në Tiranë.

Harka tashmë është arrestuar, ndërsa Merja, i cili rezulton të jetë kunati i tij është shpallur në kërkim nga autoritetet.

Burime jo zyrtare nga grupi hetimor bëjnë me dije se drejtuesit e grupit rekrutonin shtetas shqiptarë dhe i dërgonin në Zvicër për shpërndarje dhe shitje të kokainës, kundrejt një pagese prej 3500 eurosh.

Hetimi për këtë grup ka nisur 6 vite më parë kur një shtetasi gjerman dhe një shqiptari iu kapën dhe sekuestruan në Zvicër 3 kg kokainë.

Grupi është mbajtur në përgjim dhe në vëzhgim nga terreni deri sa është provuar e dokumentuar veprimtaria kriminale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH