Gjatë qëndrimit të saj në Bruksel, në Samitin Parlamentar të NATO-s, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, zhvilloi takime të rëndësishme me dy figura kryesore politike.
Ajo u takua me Vincent Blondel, Kryetarin e Senatit të Belgjikës, me të cilin diskutuan për zgjerimin e bashkëpunimit parlamentar mes dy vendeve. Spiropali i shprehu mirënjohje Belgjikës për mbështetjen në realizimin e planit të Shqipërisë për përfundimin e negociatave me Bashkimin Europian brenda vitit 2027 dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda kësaj dekade.
Gjithashtu, Elisa Spiropali u takua edhe me Ruslan Stefanchuk, Kryeparlamentarin e Ukrainës. Ajo i rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, duke theksuar rëndësinë e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Spiropali nënvizoi edhe mbështetjen e plotë të Shqipërisë për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian.