Aktualitet

Rikthehet murtaja e deleve në Shkodër! Asgjësohen qindra krerë

Shkruar nga Liberale.al

Rikthehet murtaja e deleve në Shkodër! Asgjësohen qindra

Sëmundja e rrezikshme e murtajës së ruminantëve të vegjël është rikthyer sërish në qarkun e Shkodrës. Rasti i dytë i konfirmuar u zbulua në një fermë me rreth 200 dele në fshatin Trush.

Sipas Shërbimit Veterinar, zona është vendosur në karantinë, ndërsa nesër pritet të asgjësohen të gjitha krerët e bagëtive për të ndalur përhapjen e sëmundjes. Mark Preci, përgjegjës i Shërbimit Veterinar në Shkodër, tha se “po merren të gjitha masat e nevojshme dhe, sipas rregullave, çdo fermë që del pozitive, duhet të eliminojë të gjitha kafshët”.

Deri tani, janë ngordhur 80 dele në fermën e familjes Qokthi, ndërsa pjesa tjetër do të asgjësohet në vijim. Kjo situatë ka sjellë dëm të madh financiar për familjarët, të cilët kërkojnë ndihmë nga shteti. “Na është shkatërruar mundi i 30 viteve”, shprehen ata të dëshpëruar.

Vetëm pak ditë më parë, rasti i parë i murtajës në Shqipëri u konfirmua në fshatin Postribë të Shkodrës dhe më pas sëmundja është përhapur edhe në zona të tjera. Autoritetet po përpiqen të ndalojnë përhapjen e saj përmes kontrollit dhe izolimit të fermave të prekura.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH