Aktualitet

Kush është prokurorja që u “shënjestrua” nga Rama për ndërtimet pa leje në Theth?

Shkruar nga Liberale.al

Kush është prokurorja që u “shënjestrua” nga

Prokurorja e re e Shkodrës, Elsa Gjeli, është vënë në qendër të vëmendjes pas një deklarate të fortë të bërë nga Kryeministri Edi Rama këtë të hënë. Kreu i qeverisë e ka kritikuar publikisht prokuroren, duke e akuzuar se ka arkivuar një kallëzim të Policisë së Shtetit për ndërtimin e një “fshati turistik” në zonën e mbrojtur të Thethit.

Sipas kryeministrit, në zonën përballë kishës së Thethit një atraksion i njohur turistik janë ndërtuar disa shtëpiza prej druri dhe një pistë betoni, që konsiderohen si ndërtime pa leje. Rama u shpreh se këto ndërtime janë bërë nga një person me precedentë penalë, dhe sipas tij, veprimet e këtij personi janë "bekuar" nga prokurorja Gjeli, e cila ka mbyllur rastin pa nisur hetimet.

Pas deklaratës së Ramës, kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, njoftoi se IKMT dhe Policia Bashkiake kanë ndërhyrë menjëherë në Theth për të shembur ndërtimet e paligjshme dhe për të ndalur dëmtimin e zonës së mbrojtur.

Elsa Gjeli është një prokurore e re, e sapodiplomuar nga Shkolla e Magjistraturës. Ajo ka filluar punën si prokurore më 25 korrik 2024, dhe vetëm pas pak ditësh në detyrë është përballur me një situatë të ndërlikuar dhe me kritika të drejtpërdrejta nga kryeministri.

Deri tani, ndaj prokurores Gjeli nuk ka asnjë masë disiplinore apo vërejtje zyrtare. Nuk dihet ende nëse Ministria e Drejtësisë apo Inspektorati i Lartë i Drejtësisë do të ndërhyjnë për të shqyrtuar vendimin e saj.

 

Liberale Newsroom

Çfarë premton kabineti i ri ‘RAMA 4’:

  • 1. Sukses!
  • 2. Vazhdimësi!
  • 3. Dështim!
SHQIPENGLISH