Mesditën e sotme, në fshatin Kukur të bashkisë Gramsh, është shembur plotësisht një gabinë elektrike, duke lënë pa energji rreth 300 familje dhe disa biznese lokale.
Sipas gazetarit Shkëlzen Henkoja, godina ishte e vjetër dhe e amortizuar prej kohësh, pa asnjë ndërhyrje për ta forcuar. Dyshohet se shembja ka ndodhur si pasojë e rrëshkitjes së tokës nga lagështira dhe mungesa e punimeve për të stabilizuar terrenin përreth.
Deri tani, nuk është marrë asnjë masë për rikthimin e energjisë elektrike, dhe banorët shprehen të shqetësuar për mungesën e reagimit nga institucionet. Mungesa e dritave ka ndikuar edhe në aktivitetin e disa subjekteve ekonomike në zonë.