Lojtari i Hataysporit ka mbetur i bllokuar nën rrënoja, kurse disa shokë të skuadrës së tij janë nxjerrë
Ish-futbollisti i Chelsea dhe Newcastle, Christian Atsu, është në mesin e të zhdukurve pas tërmetit mes Turqisë dhe Sirisë. Sipas raportimeve nga Daily Star, ganezi ka mbetur nën rrënoja.
Lajmin e konfirmoi edhe numri dy i klubit të Hatayspor. Atsu luan për klubin turk, i cili është i vendosur në rajonin Kahramanmaras, një nga zonat më të goditura nga tërmeti. Disa nga shokët e skuadrës së Atsu u përfshinë gjithashtu në katastrofë, por më vonë u shpëtuan dhe u transferuan në vende të sigurta. Aktualisht po vijon operacioni i kërkim-shpëtimit për gjetjen e 31-vjeçarit.
Përveç futbollistit, besohet se është zhdukur edhe drejtori sportiv i Hatayspor, Taner Savut, i cili besohet se është nën rrënoja.
/Liberale.al/