Aktualitet

Tensionet në Veri, Osmani bën fajtor Vuçiqin: Bandat e tij duan destabilizim

Shkruar nga Liberale
Tensionet në Veri, Osmani bën fajtor Vuçiqin: Bandat e tij duan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar të martën me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm për Paqe, Siguri dhe Mbrojtje në Shërbimin Evropian të Shërbimit të Jashtëm, Charles Fries, Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Ata diskutuan për situatën në verfi, ndërsa Zyra e Presidencës njoftoi se Osmani i ka dënuar sulmet e strukturave ilegale në veri kundër Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve. Në komunikatë u tha se Osmani i ka quajtur këto grupe banda kriminale, që qëllim kanë destabilizimin e Kosovës dhe tërë rajonit. Bandat, sipas presidentes, janë të nxitura nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Presidentja Osmani dhe Zëvendës Sekretari Fries diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në veri të Republikës së Kosovës. Presidentja ka përsëritur dënimin e fuqishëm për sulmet e strukturave ilegale serbe të shndërruara në banda kriminale kundër policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve. Presidentja Osmani ka potencuar se këto banda kriminale, të mbështetura nga Vuçiqi, kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe të gjithë rajonit, prandaj veprimet e tyre të rrezikshme duhet të dënohen nga të gjithë”, thuhet në komunikatë.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH