Në qytetin e Laçit është vendosur nga inxhinierët të shemben 7 nga pallatet e shpallura të pabanueshëm, për shkak të tërmetit të 26 nëntorit. Kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara tha se procesi vijon pa pushim dhe se shumë shpejt godinat e rrezikshme, do të shemben.
Sa i përket banorëve që jetonin në pallatet që po shemben, një pjesë e tyre janë sistemuar në hotelet e Shëngjinit, ndërsa për pjesën tjetër po jepen bonueset e qirasë.
Mbi 300 banesa janë dëmtuar në zonat rurale, ku për pjesën më të madhe të tyre janë vendosur çadra dimërore pasi nuk mund të largohen për shkak të bagëtisë.