Letërsi

Suplementi "Leteratura" hapet me: Mustafa Nano "një javë në Manastir"

Shkruar nga Liberale
Suplementi "Leteratura" hapet me: Mustafa Nano "një

Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Sot do të gjeni në kopertinë: Mustafa Nano "një javë në manastir".

Në fillim do të lexoni një shkrim me titull:“Një javë në Manastir”, Mustafa Nano ka çelur galeri në një “minierë floriri” nga Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj.

"Këto ditë, z. Mustafa Nano më dhuroi librin e tij më të ri “Një javë në Manastir” (nëntor 1908), roman, UETPRESS, Tiranë, shtator 2020, 335 faqe. E lexova dhe, sipas një ndjesie të hershme timen që respekti është pjesë e mirësjelljes dhe, madje, e mirënjohjes, u ula dhe i bëra, së pari, një kalim diagonal, meqë më tërhoqi tema e librit. Më pas, ndërpreva një punë timen dhe iu vura një leximi më të kujdesshëm. Teksa kaloja faqet e para të romanit, që i kushtohet një jave të paharrueshme e të rëndësishme për historinë e kulturës kombëtare shqiptare, siç është Kongresi për njësimin e alfabeteve të shqipes, më erdhën në mendje fjalët e shkrimtarit të shquar italian Andrea Kamileri, i cili,duke treguar për bazën e disa prej subjekteve të trajtuar në serinë e shkrimeve të tij me titullin “Komisari Montalbano”, thotë se ka pasur si bazë nisjeje disa vëllime me shkrime e dokumente gjyqësore të Italisë Jugore, të cilat ai i quan “një minierë floriri”.", shkruan Shkurtaj.

Më pas do të gjeni një shkrim me titull:"“Biri”, pa dashurinë asgjë nuk dihet…", nga Suela Mino.

"Një libër duhet të jetë një kazmë që të çajë detin e ngrirë brenda nesh, thotë Franc Kafka. Kjo ishte ndërmendja e parë që me erdhi pasi mbarova së lëxuari romanin “Biri” të shkrimtares Flutura Açka; një rrëfim i jashtëzakonshëm për nga densiteti i emocionit që të pështjell teksa bëhesh dëshmitar i një historie të përjetshme dashurie amë-bir. Ky roman zbardh një të vërtetë personale të autores, por ka fuqi të tejkalojë emrat e përveçëm, për të mbetur në korpusin letrar të shkrimtares, sa edhe në atë të letrave shqipe, si një ligjërim sipëror letrar.  Kemi artin që të mos vdesim prej se vërtetës, thotë Niçe, i cili të vërtetën e shihte si një prej shumë joshjeve letrare. Por ky nuk është rasti.", shkruan Mino.

Dhe së fundmi nga Enton Bido: "Dylbi dhe vepra të pagjetshme".

"Mësonjës Dyrdyli u jep një detyrë nxënësve të shkollës së kryeprovincës së madhe të atij qytet-shtetit që nuk e dimë nga bie: “Gjeni veprën e ndaluar të shkrimtarit të dënuar T.M. dhe analizojeni!”"

Këto dhe shumë të tjera do t’i gjeni në suplementin “Leteratura” të Gazetës Liberale. /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH