Politikë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e ftuar nderi në parlamentin e Austrisë

Shkruar nga Liberale

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e ftuar nderi në parlamentin e

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ishte e ftuara e nderit në Mëngjesin e Lutjeve në Parlamentin e Austrisë, një veprimtari tradicionale që zhvillohet në Kongresin Amerikan, Parlamentin Europian dhe parlamentet e vendeve europiane, me pjesëmarrjen e parlamentarëve, personaliteteve politike, publike, fetare dhe nga bota e biznesit.

Me Presidentin e parlamentit, Walter Rosenkranz, kryetarja Spiropali diskutoi për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe mbështetjen e fuqishme të Austrisë për anëtarësimin e shpejtë në Bashkimin Europian.


Gjatë kësaj veprimtarie kryetarja Spiropali u takua edhe me ish-Presidentin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka dhe parlamentarë e personalitete nga Austria dhe vende të tjera.

Në këtë veprimtari morën pjesë, përveç deputetëve të Parlamentit të Austrisë, edhe mjaft deputetë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, kongresmenë amerikanë dhe personalitete të jetës publike, politike e fetare.

Liberale Newsroom

A është SPAK, ashtu siç ende vazhdon të pretendojë një pjesë e opozitës, “vegël” dhe në shërbim të qeverisë?

  • Po!
  • Jo!
  • Nuk e di!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH