Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza se disa kandidatëve të PS të zgjedhur në votimet e 11 Majit, duke i quajtur “deputetët e karteleve”.
“Arkend Balla, Sara Mile, Besa Spaho, Ani Dyrmishi etj morën 130 mijë vota”, u shpreh lideri i PD.
Berisha theksoi se, sipas tij, blerja e votës është bërë në disa dimensione. Berisha deklaroi se “blerja e votës ndodhi duke dorëzuar të dhënat personale të qytetarëve terroristëve patronazhistë për ti kërcënuar”.
"Arkend Balla, Sara Mile, Besa Spaho, Ani Dyrmishi etj morën 130 mije vota, deputetët e karteleve.
Dhe ky është një dimension që po vërtetohet, dimensioni tjetër është blerja e votës me prokurime publike 500 milionë, blerja e votës 100 euro për 48% të votuesve, pensionistëve, blerja votës me 100 mln kanabis territor për t’u mbjellë, është blerja e votës me punësime të dhjetëra mijërave punonjësve, blerja e votës duke dorëzuar të dhënat personale të qytetarëve terroristëve patronazhistë për ti kërcënuar dhe me premtime.
Është blerja e votës duke firmosur mijëra legalizime e punësime të përkohshme, përveç këtyre, s’janë mjaftua me këto që janë publike, por me një verbëri kanë përdorur çdo mjet tjetër për të falsifikuar rezultatin. Këto janë shtesë që tregojmë ne sepse shteti elektoral u denoncua botërisht."- deklaroi Berisha.