Politikë

Ilnisa Agolli zbulon arsyen se pse Sali Berisha vendosi të shkonte në emisionin e saj: Në orën 12 të natës…

Shkruar nga Liberale

Ilnisa Agolli zbulon arsyen se pse Sali Berisha vendosi të shkonte në

Ilnisa Agoll ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me sezonin e ri të emisionit të saj “FLET” në Top Channel dhe në Top Albania Radio.

Ndër të tjera ajo ka rrëfyer edhe për eksperiencat e saj përgjatë viteve për eksperiencat e projekteve në televizion dhe ka treguar se çfarë do të sjellë shumë shpejt.

Në episodin e parë të këtij sezoni të “FLET”, Ilnisa kishte të ftuar Sali Berishën, një intervistë e veçantë për të cilën ajo u shpreh se: “Jam kënaqur shumë me doktorin, ishte një intervistë shumë e veçantë. Ishte ditë e shtunë kur unë shkova ta takoja dhe po e prisja sepse ishte në një konferencë. Ne nuk njiheshim, nuk e kisha takuar ndonjëherë, ishte hera e parë dhe më bëri shumë përshtypje diçka. Unë i thashë që shkruaj dhe më pyeti se kur kisha shkruar për herë të fundit. Në kohën e zgjedhjeve unë bëra një artikull që qarkulloi dhe më tha që t’ia nisja që ta lexonte. Unë i thashë se do t’ia kaloja sekretares por ai më dha direkt numrin e tij.

Më pas në orën 12 të natës më vjen një mesazh për të cilin unë mendova ndonjë shok ose shoqe  por kur pashë Sali Berisha ngela. Më tha faleminderit shumë për shkrimin, me datën 10 xhirojmë. Shumë korrekt”.

Ndër të tjera Ilnisa shtoi se: “E kam shijuar shumë mënyrën se si ai interpretonte çdo pjesë të jetës së tij. Një burrë shumë i ditur”.

Moderatorja ishte e ftuar në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Arbër Çepanin.

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH