Politikë

Kërkoi lirimin nga qelia, GJKKO merr vendimin për ILIR Metën!

Shkruar nga Liberale

Kërkoi lirimin nga qelia, GJKKO merr vendimin për ILIR Metën!

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për një masë më të butë sigurie. GJKKO vendosi që Meta të vijojë të qëndrojë në qeli.

Ish-presidenti akuzohet se ka kryer korrupsion, pastrim parash e fshehje të origjinës së tyre në lidhje me dosjet Cez-Dia, lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për shpenzime familjare.

Në hetim është edhe ish-bashkëshortja e tij, deputetja, Monika Kryemadhi, por kjo e fundit në një masë të butë sigurie, detyrim paraqitje.

Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej datës 21 tetor 2024, ndërsa mbrojtja e tij argumenton se janë shkelur afatet procedurale. Sipas tyre, SPAK nuk ka paraqitur njoftimet periodike dy mujore, të parashikuara nga ligji për vazhdimin e masës së sigurisë.

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH