Politikë

NATO vendos unanimisht mbajtjen e Samitit në Tiranë, në 2027

Shkruar nga Liberale

NATO vendos unanimisht mbajtjen e Samitit në Tiranë, në 2027

Kryeministri Edi Rama komfirmoi nga Haga se Shqipëria do të jetë mikpritësja e Samitit të NATO-s në vitin 2027. Në Hagë po zhvillohet aktualisht Samiti i Aleancës.

Sipas Ramës, vendimi është marrë unanimisht nga vendet anëtare, duke konfirmuar se samiti i ardhshëm pas disa vitesh do të mbahet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Ky është një zhvillim historik për Shqipërinë dhe një dëshmi e rolit të saj në rritje brenda Aleancës Veri-Atlantike.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Hagë, Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH