Politikë

Avokati i Popullit "përplas" Berishën me maxhorancën në Kuvend: Po shtyhet prej 1 viti, s'doni të pranoni EMRIN që propozon opozita

Shkruar nga Liberale

Avokati i Popullit "përplas" Berishën me maxhorancën

Opozita ka kërkuar në seancën e sotme plenare votimin e kandidaturës së propozuar, Besim Ndregjoni, për postin e Avokatit të Popullit.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se kandidatura e Avokatit të Popullit nuk votohet nga PS për shkak se është propozuar nga opozita. Ai theksoi se Ndregjoni plotëson të gjitha kriteret, duke theksuar “hajde ta votojnë dhe ta mbyllim sot këtë punë”.

Berisha: Problemi i avokatit të popullit shtyhet prej 1 viti, për shkak se ju nuk pranoni kandidaturën e opozita ndonëse plotëson çdo kriter, Në rregull ka qenë që avokati propozohet nga opozita, kërkoni të impononi nëpërmjet përjashtime pa asnjë kriter të kandidaturave që paraqet opozita dhe jeni të gatshëm ta shtyni me vite, për faktin se një kandidature nga ana juaj nuk pranohet për shkak se ka qene i dënuar politikisht.

Ndregjoni plotëson të gjitha kriteret, hajde ta votojnë dhe ta mbyllim sot këtë punë. Për ne ky është një institucion që duhet të plotësohet me drejtuesin e tij.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH