Aktualitet

Pa punë dhe pa ushqim, si veproi aktorja Julia Ilirjani përballë vajzës dhe skamjes në Amerikë!

Shkruar nga Liberale

 

Pa punë dhe pa ushqim, si veproi aktorja Julia Ilirjani përballë

Aktorja Julia Ilirjani ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5”, në daljen e saj të parë televizive që pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të këtij viti.

Ajo ka folur për gjithë procesin duke falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar.Megjithatë gjatë intervistës një moment emocionues ishte ai kur Julia u përlot, teksa kujtoi një nga fragmentet e punës në Amerikë si pastruese dhe një ditë kur u frikësua për të ardhmen.

“I thashë Renees boboh ngelëm pa punë, s’kemi ku hamë”, tregoi Julia. Më pas shtoi se përgjigja e vajzës ishte: “Mos u mërzit se unë ha në drekë në shkollë dhe gjysmën e ushqimit do të ta sjell ty”.

Julia për publikun u bë më e njohur për paraqitjen në Big Brother VIP Albania 3, ku fituese u shpall Egla Ceno.

Në zgjedhjet 2025, ajo garoi si kandidate për deputete në PD, ku mori vetëm 384 vota.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH