Politikë

Elisa Spiropali pret në takim zyrtarin e lartë turk, ja çfarë diskutuan

Shkruar nga Liberale

Elisa Spiropali pret në takim zyrtarin e lartë turk, ja

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Fuat Oktay, si dhe anëtarët e Komisionit që e shoqëronin.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe anëtarët e Grupit Parlamentar të Miqësisë, deputetët Antoneta Dhima, Petro Koçi dhe Kreshnik Çollaku.

Spiropali dhe Oktay diskutuan mbi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe intensiv parlamentar midis Kuvendit dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare, mbështetjen e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë, miqësisë dhe marrëdhënieve tradicionale mes njerëzve tanë, bashkëpunimin e gjithanshëm dypalësh, partneritetin në NATO, perspektivën euro-atlantike të Kosovës si edhe kontributin e dy vendeve tona për sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH