Globi

"Asnjë kuti qumështi", ngrihet ALARMI në Gaza, mbi 60 mijë fëmijë të kequshqyer ( SPITALET NË SHËNJESTËR)

Shkruar nga Liberale

"Asnjë kuti qumështi", ngrihet ALARMI në Gaza, mbi 60

Të paktën 60 mijë fëmijë në Gaza po përballen me kequshqyerje të theksuar, për shkak të mungesës totale të ushqimit bazë.

Ka qenë zëdhënësi i Spitalit të Dëshmorëve të Al-Aksas, Khalil Al-Daqran, i cili ka deklaruar kështu për Al Jazeera, si dhe ka dhënë një pasqyrë alarmante për krizën humanitare në enklavën e rrethuar.

Sipas tij, Izraeli po përdor urinë ekstreme si armë ndaj popullsisë civile dhe fëmijët janë viktimat më të rënda të kësaj politike. “Aktualisht, në gjithë Rripin e Gazës nuk ka as edhe një kuti qumështi për fëmijët,” tha Al-Daqran.

Ai akuzoi gjithashtu forcat izraelite se kanë në shënjestër sistematikisht spitalet në Gaza, duke e bërë edhe më të pamundur ofrimin e ndihmës mjekësore dhe ushqimore për më të vegjlit.

Situata në territorin palestinez mbetet kritike, ndërsa organizatat ndërkombëtare të ndihmës vijojnë të bëjnë thirrje për ndalim të menjëhershëm të bllokadës dhe akses të plotë humanitar.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH